Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Dashamir Xhika mbetet në burg

Dashamir Xhika mbetet në burg

12:42, 19/02/2018
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur ta mbajë në burg, Dashamir Xhikës, ish-Drejtorin e Përgjithshëm të rrugëve, pasi ky i fundit kishte kërkuar ndryshimin e masës së arrestit. Gjykata ka lënë fuqi vendimin e mëparshëm.

Dashamir Xhika, ka qenë drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Si përfaqësuesi te të tretët i këtij institucioni, ai nuk ishte pjesë e bordit dhe nuk kishte të drejtë vendimmarrjeje personale. Por, sipas Prokurorisë, Xhika dhe vartësit e tij kanë bërë 12 amendime pa Bordin apo Këshillin Teknik të ARRSH: 

“Kërkesa e ARRSH-së drejtuar Ministrisë së Financave për fonde shtesë në vlerën 35.17 milionë dollarë, nuk ka qenë e studiuar dhe argumentuar me projekte të miratuara.

Drejtori i Njësisë së Menaxhimit të Projektit, Aksel Qurquka, me shkresën nr.22, datë 22.12.2016, i është drejtuar Drejtorisë së Projekteve në Ministrinë e Transporteve dhe për dijeni të ministrit të Transporteve e Autoritetit Rrugor Shqiptar, me të cilën ka kërkuar shtesë fondesh për projektin e segmentit 1 në shumën 14 211 213 dollarë, si dhe rialokim fondesh në vlerën 772 753 dollarë, fonde këto të mbetura nga kontrata e punimeve të segmentit 3, për të cilën nga ana e ministrisë nuk është kthyer asnjë përgjigje. 

Drejtori i Njësisë së Menaxhimit të Projektit, përsëri me shkresën nr.272, datë 18.07.2017, i është drejtuar ministrit të Transporteve dhe për dijeni të drejtorit të Përgjithshëm të ARRSH, me kërkesën për shtim fondesh në vlerën 12 650 000 dollarë dhe rialokim fondesh të mbetura nga ky projekt në vlerën 772 753 dollarë, për mbylljen e financimit të projektit për këtë segment.  Nga struktura përkatëse në MTI, përsëri nuk është kthyer ndonjë përgjigje në ARRSH për çështjen e ngritur.  Dy shkresat e mësipërme për shtesë fondesh janë nënshkruar nga Qurduka, duke vënë në dijeni në të dyja rastet drejtorin e Përgjithshëm të ARRSH”, thuhet në dosjen e Prokurorisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco