Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Misteri, zhduket nëna e dy fëmijëve në Vlorë

Misteri, zhduket nëna e dy fëmijëve në Vlorë

17:00, 19/01/2018
A+ Aa A-

“Një grua në Vlorë është larguar nga banesa prej ditësh duke braktisur dy fëmijët e saj”.

Kallëzimi është bërë një ditë më parë nga vjehrra e gruas, 68- vjeçarja L.M..

Ajo ka thënë se më 30 dhjetor të vitit 2017, i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer nusja e djalit Z.M., 28 vjeçe. Vjehrra ka deklaruar në polici se ajo është larguar pa adresë duke braktisur dy fëmijët e saj të mitur të moshës 3 dhe 9 vjeç, të cilët i mban gjyshja pensioniste, në kujdestari.

Nga ana e policisë ka nisur puna për gjetjen e gruas, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco