Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Pranga një doganieri dhe një polici. Emrat

Pranga një doganieri dhe një polici. Emrat

12:20, 19/01/2018
A+ Aa A-

Policia Kufitare në bashkëpunim me SHÇBA, ka arrestuar një punonjës policie dhe një doganier.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin  në bashkëpunim me SHÇBA-në, në doganën e Qafë Prushit, kanë bërë arrestimin në flagrancë  të shtetasve:

Agim Malaj 47 vjeç, banues në Has, me detyrë Trupë Shërbimi (Përgjegjës Turni) në P.K.K Qafë Prush, pasi duke qenë në shërbim, nuk ka bërë kontrollin në “vijën e dytë” të kamionit  me targë AA 820 DY, të drejtuar nga shtetasi A. D., i cili kishte futur mallra kontrabandë gjatë orarit të shërbimit. Arrestimi u bë për veprën penale “Shpërdorim detyre".

Asim Çuni, 48 vjeç,  banues në Has, Doganier në Degën e Doganës Qafë Prush, pasi ka lejuar të kalojnë mallra kontrabandë gjatë orarit të shërbimit "Kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe "Kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qytetar i BE19/01/2018 13:34

Po c'pune ka polici me mallrat? Ne cdo vend te Evropes mjetet per mallra i kontrollon dogana dhe jo policia. Une vete punoj ne nje dogane te BE, ne Belgjike. Edhe kontrollet per droge i ben dogana dhe jo policia. Policia ne kufi ben vetem kontrollin e dokumentave te udhetimit dhe nese ka informacione per droge apo mallra kontrabande, ne b/punim me doganen ben kontrolle te mjeteve. Doni te hyni edhe ne BE. Cdo gje ia ngarkoni policit. As e njoh e as nuk me intereson se kush eshte ai polic qe keni arrestuar, por nese doni te hyni ne BE silluni, veproni e zbatoni ligjet si ata. Mund te me thoni se ne cilin vend te BE arrestohen policet qe punojne ne kufi per mallra kontrabande? Doni te dukeni mire para institucioneve te BE, por me keto veprime thjesht po tregoni se cfare malli jeni.

Qytetar i BE19/01/2018 12:46

Shto koment

Denonco