‘Saimiri donte diamante’, Zbulohet vendimi i gjykatës: Ja provat që fundosin Tahirin

‘Saimiri donte diamante’, Zbulohet vendimi i gjykatës: Ja provat që fundosin Tahirin

19:55, 12/12/2017
A+ Aa A-

Gjykata e Krimeve të Rënda, me kërkesë të prokurorisë vendosi sot masën e “ndalimit të daljes jashtë shtetit” ndaj ish deputetit Saimir Tahiri. Gjykata  gjithashtu ka urdhëruar Prokurorinë të sekuestrojë pasaportën e ish ministrit dhe “çdo mjet tjetër identifikues të tij të vlefshëm për daljet jashtë shtetit, dhe të njoftojë të gjitha pikat e kalimit kufitar për urdhërimin e gjykatës”.

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka paraqitur gjykatës prova që implikojnë ish ministrin e Brendshëm të qeverisë “Rama 1”. Bëhet fjalë për përgjimet ambientale dhe komunikimeve telefonike, në të cilat trafikantët, pa e ditur se ishin në përgjigjim, tregojnë lidhjen me Tahirin, ish ministrin e Brendshëm.

Prova që sipas Prokurorisë, “në tërësinë e tyre përfitohen njoftime për përkrahjen që Moisi Habilaj etj, siguruan, në aktivitetin e kundërligjshëm, nga Saimir Tahiri, në kohën e ushtrimit të funksionit të Ministrit të Rendit si dhe për sende me vlerë të përfituara padrejtësisht nga ky i fundit, si shpërblim për mbështetjen e ofruar”.

Në një rast, Mosisi Habilaj dhe Sabaudin Çelaj, teksa ndodhen në bordin e një makine tip “Fiat Bravo” me targa DG 826NA më 16 Dhjetor 2013, që përdorej nga Moisi Habilaj, flasin për një dhuratë që i ishte blerë gruas dhe nënës së Tahirit: 2 byzylykë 9.000 euro në total, njëri prej tyre me diamante për nënën e ihs ministrit. Data shënonte 16 Dhjetor 2013 dhe të dy, Çelaj e Habilaj ndodhen në territorin italian.

Një tjetër provë e fortë është një tjetër përgjim po atë ditë, ku gjatë bisedës mes Habilajt dhe Çelajt, i njohur edhe si “Daja”, Saimir Tahirit i është dhënë para.

Në përgjimet e autoriteteve italiane, që Prokuroria e Krimeve të Rënda ia ka paraqitur gjykatës, në seancën e sotme thuhet: Më pas, Sabi thotë se është e rëndësishme që të mos bëjë pyetje, të mos thotë emra dhe të mos dalë emri që i kanë dhënë para atij. Moisiu i përgjigjet me jo dhe se nuk do të ndodhë. Sabi përsërit se ka frikë se nipi do flasë me të tjerët për atë që i ka dhënë para atij (duke nënkuptuar Saimirin).

Në një tjetër përgjim ambiental, Mosisi Habilaj, teksa bën llogarittë e borxheve që duhet të shlyeje, shprehet “30 mijë duhet t’ia çoj Saimirit”.

“Saimir” vijon të përmendet edhe më tej në bisedat mes pjestarvë të grupit “Habilaj”. Në një përgjim ambiental më 1 Janar 2014, në makinën tip Mercedes Compresor me targë IHP 2690 në përdorim nga Mosi Habilaj, ndodhet Eneo Sulaj dhe një “burrë shqiptar”.

Në bashkëbisedim e sipër, Eneo Sulaj, kushëriri i Maridian Sulajt, i thotë bashkëbiseduesit: Kur shkova atje, më thoshte pronari (i dyqanit) sepse kishte folur me Saimirin...që i kishte kështu...kostumin...

...E more vesh se çfarë i ka ka blerë Moisiu bashkëshortes së atij?...Një gjerdan që kushton 15.000 euro... Po përveç Sokolit që morri para për punën, Saimir nuk donte para. Është e qartë, sepse ... me ata.., dhe i dha... gjerdan me diamante.

Më tej, në një tjetër përgjim, Maridian Sulaj, sipas hetimeve njeri shumë i afërt me Mosisi Habilajn, të cilit ky i fudnit e quan “kushëri”, flet për “Audin” me targa të ministrit të Brendshëm që Tahiri ia shiti Artan Habilajt (Kalimi i pronësisë së makinës, sipas Prokurorisë, u bë kohë më vonë në raport me shitjen):

“Presidenti e ka ‘01’, Kryeministri e ka ‘02’,... ‘03’ është Audi që ka Artani...që e kishte ai...kushëriri ynë...vetëm ata e kanë.

Më tej, Maridian Sulaj, teksa shprehet se “Audin” nuk e ndalon njeri, shton “Në të vërtetë, ia ka dhënë Moisiut. Moisiu ia ka blerë, me sa ka dashur ai ia ka blerë.

Në provat e paraqitura nga Prokuroria tregohet edhe udhëtimet e Tahirit me Audin, pasi ia shiti Artan Habilajt.

    *Zbardhen lidhjet e Tahirit me Sotën, ja dokumentet e Prokurorisë

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco