Sekuestro resortit të fasmshëm të Klemend Balilit

Sekuestro resortit të fasmshëm të Klemend Balilit

16:39, 23/11/2017
A+ Aa A-

Afro një vit nga verifikimi i pasurisë së familjes së Klement Balilit, ish-kreut të Transporteve në Sarandë, i dyshuar si trafikant droge, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon nga Gjykata sekuestron për resortin turistik “Santa Quaranta” dhe disa prona të kësaj familje.

Burime nga kjo prokurori thanë se sekuestro preventive për mostjetërsimin e këtyre pronave është kërkuar në Gjykatë dhe mes pronave janë dhe troje, dyqane, shtëpi private, disa partamente në qytetin e Sarandës.

Klement Balili është person në kërkim për llogari të drejtësisë greke dhe asaj shqiptare dhe i dyshuar si personi që drejtonte një grup kriminal të trafikut të drogës në Ballkan drejt Europës. Vetë ai e mohoi këtë akuzë në të vetmen dalje publike pak ditë pas urdhër-arrestit grek dhe nga ajo ditë është zhdukur duke iu fshehur policisë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qytetari24/11/2017 12:40

Uroj qe ta kapin dhe te perfundoje ne burg, si qen, mire se luajti drogen per qejf, por injoranti donte post publik. Ky qen si Mark froku, kur e denoncoi z.Berisha u krekos qe do shihej me Berishen ne gjyq, por u fsheh simijte kur ndjejne furtunen. Urojqe shteti resortin e bere ma para droge ta ktheje ne shtepi per te vjeter.

Shto koment

Denonco