'Pse i la shoferi i Tahirit patentat aty?' Orest Sota: Dola një ditë me të...kot, pa lidhje Orest Sota

'Pse i la shoferi i Tahirit patentat aty?' Orest Sota: Dola një ditë me të...kot, pa lidhje

09:39, 23/11/2017
A+ Aa A-

Zbardhen bisedat që disponohen edhe nga Prokuroria mes Orest Sotës, biznesmenit të arrestuarit dhe shoferit të tij, ku ai jep shpjegimet për mënyrën se si janë ndodhur në mjetin e tij patentat e ish-­ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Panorama” disponon të plotë dokumentin e mbrojtjes, të paraqitur në Gjykatë, me të gjitha bisedat e përgjuara apo të dhëna vullnetarisht që vërtetojnë, sipas mbrojtjes, se paratë ishin vërtet të destinuara për “Kurum” në formën e një garancie për marrjen e një sasie të konsiderueshme të hekurit për firmat e Lefter Sotës. ­

02.11.2017. Përgjimet ambientale në Drejtorinë e Policisë Elbasan, Orest Sota i përgjigjet pyetjes së Leonard Almetës, shoferit të tij.

Leonard Almeta: Pse i la Genti (Caka, shoferi i Tahirit) patentat aty?

Orest Sota: Dola një ditë me të… kot pa lidhje… i la aty në kroskot… pa lidhje.

­03.11.2017. Në përgjimin e numrit të telefonit të shtetasit Genti Caka, evidentohet një bisedë me një person në orën 17:37, i cili shprehet për patentat: “Patentat i kam pasur unë. Kam pasur makinën e tij dhe i lashë aty. Patentat i kam marrë unë para 2 muajsh në Durrës dhe i lashë aty. Është gabimi im, jo i tyre”.

­03.11.2017. Në orën 18:35, Lefter Sota ka komunikuar me një person me emrin G** (nr. 6******) dhe i deklaron: “Ishin lekët e Netës që i kisha hequr që në 2009. Lekët nga Banka Popullore që u shitën. Fola me ‘Kurum’ dhe u thashë që t’i lë si garanci. Isha gati dhe thashë do iki në Elbasan. I mori djali për t’i çuar se kishte rrugën për në Vlorë …”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DajJaku23/11/2017 12:32

Sto lekët ishin për. Papa Francesco që ti bekonte e ti pagëzonte për ti kthyer në besimtarë katolikë. Duhet marrë i pandehur edhe Papa Francesco.

t23/11/2017 10:30

po ti besohet ketij dhe babes vet, del qe duhet marre e pandehur edhe firma kurum, ne baze te atyre qe ka deklaruar ne QKR

Shto koment

Denonco