Kapet 1.3 ton kokainë/ Arrestohen 3 shqiptarët e rrjetit ndërkombëtar të trafikut

Kapet 1.3 ton kokainë/ Arrestohen 3 shqiptarët e rrjetit ndërkombëtar të trafikut

22:45, 20/11/2017
A+ Aa A-

Një rrjet trafiku ndërkombëtar droge është goditur në Francë këtë fundjavë, me rreth 1.3 ton kokainë të sekuestruara në Bordo.

23 persona u arrestuar të dielën nga autoritet franceze. Mes të arrestuarve janë 3 shqiptarë, 11 kolumbianë, 3 francezë, 5 italianë dhe një turk (identitetet unk bëhen me dije). Disa prej tyre, para arrestimit u takuan në një vilë pranë Bordosë për të marrë ngarkesën e drogës.

Sipas hetimeve, grupe të ndryshme kriminale siguronin nga Franca sasi të mëdha droge, që sillej aty tra trafikantët amerikano-latinë.

Sekuestrimi i automjeteve dhe qindra-mijëra Euro

Kokaina e sekuestruar, ishte fshehur në valixhe dhe çanta sportive. Sasi prej 1.3 ton drogë, duke përllogaritur se 1 kg shitet 30.000 Euro, do të gjeneronte plot 39 milionë Euro për trafikantët.

Siç raporton televizioni francez “BFM TV”, janë sekuestruar gjithashtu edhe 7 automjete dhe qindra-mijëra euro (KESH).

Burrat e arrestuar dyshohet se janë, ose punojnë për grosistët e mëdhenj të drogës në Europë. Hetimet tregojnë se ata ishin në gjendje të siguronin qindra kilogramë kokainë për të furnizuar tregjet franceze, italiane, spanjolle, angleze e shteteve të tjera të Europës Perëndimore.

Për të goditur këtë rrjet kriminal, autoritet franceze kanë bashkëpunuar me DEA-n amerikane, autoritet spanjolle dhe ato kolumbiane.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco