Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

FOTO/ Shembet një shkëmb i madh në Xibër të Matit, ka të plagosur rëndë

FOTO/ Shembet një shkëmb i madh në Xibër të Matit, ka të plagosur rëndë

10:24, 17/11/2017
A+ Aa A-

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21.30, policia ka marrë një njoftuar se në fshatin Xibër, është shkëputur një masiv shkëmbor duke rënë mbi një banesë.

Menjëherë ka shkuar grupi hetimor në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se në lagjen "Mali i Zi", fshati Xibër-Murrizë, Mat, nga rreth 100 metra lartësi është shkëputur nga shpata e malit një masiv shkëmbor, duke çarë murin e banesës së shtetasit B.T, rreth 53 vjeç, ku për pasojë ky i fundit ka mbetur i dëmtuar rëndë.

Shtetasi B.T, pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Burrelit është nisur drejt spitalit të Traumës, Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Në banesë ndodhej e gjithë familja dhe nuk ka të dëmtuar të tjerë përveç shtetasit B.T.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tironsi17/11/2017 11:08

ky shkemb te kish rene ne surel

Shto koment

Denonco