VIDEO/ 'Shkrihet' Policia e Elbasanin, ikën drejtori dhe të gjithë shefat. Ja emrat dhe drejtori i ri

VIDEO/ 'Shkrihet' Policia e Elbasanin, ikën drejtori dhe të gjithë shefat. Ja emrat dhe drejtori i ri

10:34, 19/10/2017
A+ Aa A-

Shkarkime masive në Policinë e Elbasanit.

Burimet nga policia kanë bërë të ditur se që nga drejtori i Policisë e deri tek shefat e sektorëve janë larguar nga detyra.

Largimet mësohet se kanë motivacion përplasjet që kanë ndodhur mes fiseve Çelaj dhe Çapja dhe paaftësia e drejtuesve të policisë për ti sheshuar.

Deklarata e Haki Çakos:

Rreth një muaj më parë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit.

Forcat e policisë, të angazhuara në një operacion kontrolli rutinë, u përballën me disa individë të dyshuar.

Fatkeqësisht, forcat policore nuk ishin në lartësinë që kërkon detyra.

Mosveprimi i tyre solli që të dyshuarit të largohen dhe kësisoj operacioni të dështonte.

 Pamjet filmike të operacionit të dështuar ishin gjithashtu tronditëse.

Dëshmia që u përcoll në opinionin publik e forcave policore që vëzhgonin të dyshuarit teksa largoheshin, madje dhe goditeshin prej tyre pa marrë asnjë kundërpërgjigje, ishte shokuese.

Policia e Shtetit është në shërbim dhe në mbrojtje të qytetarëve dhe misioni ynë është të transmetojmë siguri tek publiku.

Fatkeqësisht, ngjarja e Elbasanit, ishte një cënim për imazhin dhe punën e Policisë së Shtetit.

Në orët e para, fokusi ynë kryesor ishte stabilizimi i situatës. Por sigurisht, nuk mund të mos kryhej edhe një analizë e hollësishme e ngjarjes së ndodhur.

Pas hetimit të kryer nga Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshmë të Policisë së Shtetit, por edhe duke vlerësuar raportin e detajuar të SHÇBA-së, është arritur në konkluzionin se strukturat drejtuese dhe operuese në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan janë treguar të paafta për të menaxhuar situatën e krijuar në datën 18 shtator 2017.

Me veprimet dhe akoma më keq me mosveprimet e tyre, situata është përshkallëzuar dhe personat përgjegjës për ngjarjen e rëndë nuk janë arrestuar dhe vendosur përpara drejtësisë në kohën e duhur.

Ngjarja në fjalë tregon për një punë të dobët të kryer nga strukturat përgjegjëse në këtë drejtori në luftën kundër grupeve kriminale që kanë vepruar prej vitesh në qytetin e Elbasanit.

Sigurisht kjo ngjarje kërkon nxjerrjen e përgjegjësive konkrete.

Pikërisht prandaj, në konstatim të shkeljeve të rënda bazuar në Rregullorën e Policisë së Shtetit, kam urdhëruar masa disiplinore për 12 drejtues dhe punonjës të Policisë së Elbasanit, si më poshtë:

1. Lirimin nga kjo detyrë të Drejtorit të Policisë Vendorë Elbasan, Drejtues i Parë Arben Dashi dhe vënien në dispozicion të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit , për emërimin e tij në një detyrë tjetër.

2 .Shkarkimin nga detyra të Zv/Drejtorit të Policisë Vendore Elbasan, Kryekomisar Gjergji Oshafi.

3. Shkarkimin nga detyra të Shefit të Sektorit për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, Kryekomisar Ilir Sula.

4. Shkarkimin nga detyra të Shefi I Rendit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, Kryekomisar Kujtim Muça

5. Shkarkimin nga detyra të Shefit të Komisariatit të Policisë Elbasan,Kryekomisar Zija Sulaj.

6. Shkarkimin nga detyra të Shefit të Seksionit për Krimet e Rënda, N/Komisar Ervin Ballaci.

7. Shkarkimin nga detyra të Shefit të Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Elbasan, N/komisar Abedin Halilaj.

8. Shkarkimin nga detyra të Specialistëve për Krimet, N/Komisar Petrit Mustafa, N/komisar Klajdi Hoxha dhe N/komisar Gerald Agalliu.

9. Shkarkimin nga detyra të SPZ-së, Inspektor Gëzim Suli.

10. Përjashtim nga Policia e Shtetit për SPZ, Inspektor Ferdinand Balliu.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan do t'i nënshtrohet një ristrukturimi nga themelet dhe do të godasë fort dhe deri në fund, për asgjësimin e çdo rrjeti kriminal në zonën e Elbasanit.

Për këtë arsye kam komanduar në krye të kësaj drejtorie një nga drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, Drejtorin e Departamentit të Sigurisë Drejtues i Lartë Altin Qato,  i cili do të mbështetet nga një sërë specialistësh të Drejtorisë së Përgjithshmë të Policisë së Shtetit,  të caktuar në mbështetje të tij për drejtimin dhe menaxhimin e strukturave Vendore qoftë në planin e ristrukturimit të plotë, qoftë në planin e goditjes së elementeve kriminalë.

Së fundmi, dëshiroj t'i drejtohem të gjithë qytetarëve:

Kini besim të plotë tek Policia e Shtetit.

Lëkundjet në misionin e saj janë nje fenomen që duhet mirëkuptuar si pjesë e një procesi reformimi e transformimi rrënjësor që ka nisur, por nuk ka mbaruar.

Dhe më e rendesishmja është që asnjë lëkundje nuk do të tolerohet dhe asnjë shkak për lëkundje nuk do të anashkalohet, por do të adresohet me vendosmëri.

Pas vendosjes në kontroll të plote të territorit dhe çrrënjosjes shembullore të kanabisit ka nisur faza e dytë: Goditja e grupeve kriminale dhe sekuestrimi i aseteve të tyre.

Deri tani jane sekuestruar rreth  35 milionë euro pasuri kriminale në periudhe 9 - mujore kohë, nje shifër rekord për Policinë e Shtetit.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

andi dede19/10/2017 15:12

e ka then ministri qe diten e pare vetting per te pastruar figuren e policis dhe po ja del me se miri. Ktij njeriu i flet puna jo si shum te tjere qe bejn llafe per asgje

Mario Dragusha19/10/2017 13:44

E ka thene qe kur ka mar detyren ministri i ri. Vetting per te inkriminuarit dhe te paaftet dhe po e mban fjalen qe tja ndryshoj fytyren policise. Ky nuk flet me llafe por i flet puna

Besi Gjoci19/10/2017 13:21

Po shyqyr duhet larguar akoma me shume te zbatohet dhe vetingu dhe te largohen njehere e mire te gjithe te inkriminuarit.

Geron Locaj19/10/2017 13:01

Ai vettingu qe flitej kaq shume pak muaj me pare tashme po jep frytet e veta. Eshte e paimagjinueshme qe ne nje vend qe aspiron Bashkimin Europian te vazhdonn njerez te paafte ne detyre.

Benton19/10/2017 12:57

Erdhi koha te ndahet njeher e mire kjo veprimtaria kriminale nga veprimtaria e luftes ndaj krimit, se ishin bere nje dhe mbeshtesnin njera-tjetren, kur duhet te ishin ne pozicione totalisht te kunderta.

Bedri Doku19/10/2017 12:40

Ky vendim per ristrukturinin e policise ishte me e mira qe mund te behej. Duhet crrenjosur cdo paligjshmeri dhe duhet fituar besimi i popullit te policia.

Flori 19/10/2017 12:23

Po zbatohet vettingu dhe kjo eshte nje gje shume e mire. te largohen kush eshte i paafte dhe ai qe eshte i korruptuar te ndeshkohet

Ana ana19/10/2017 12:10

Policia jone eshte transformuar ne nje polici ku mund te kihet besim sepse me ngjarjet qe kane ndodhur ka vepruar drejte per te vendosur sigurin ne vend.

Astrit Meta19/10/2017 12:03

Mire tu behet atyre qe jane shkarkuar se u mbush vendi me njerez te paafte ndekohe qe profisionistet rrine e presin.

armand bilbili19/10/2017 12:03

Gjerat kane nisur ashtu sic duhet me pune dhe jo vetem llafe

Shto koment

Denonco