Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Mbyllet G20-ta, Trump: Samiti ishte një ‘sukses i jashtëzakonshëm’

Mbyllet G20-ta, Trump: Samiti ishte një ‘sukses i jashtëzakonshëm’

08:26, 09/07/2017
A+ Aa A-

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se samiti i G20 në Gjermani ishte një "sukses i jashtëzakonshëm" pavarësisht pozicionit të izoluar të vendit të tij në ndryshimet klimaterike.

Në një deklaratë të përbashkët, liderët e 18 vendeve të dhe BE-ja njohën vendimin e SHBA-së për t'u tërhequr nga marrëveshja klimaterike Parisit.

Megjithatë, ata gjithashtu thanë se anëtarët e tjerë të G20-ës mbetet e përkushtuar për ta bërë marrëveshjen të "pakthyeshme".

Deklarata tha se Shtetet e Bashkuara duhet "të punojë nga afër me vendet e tjera për tu ofruar atyre qasje dhe të përdorin lëndë djegëse më të pastra dhe efikase".

Marrëveshja e Parisit përcakton objektivat për emetimet e gazrave që kanë për qëllim uljen e rritjes globale të temperaturës.

Në konferencën përmbyllëse, Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila priti samitin në Hamburg, tha se ende hidhte poshtë pozitën e Trump, por se ishte "e kënaqur" që 19 shtetet e tjera kundërshtuan rinegocimin e saj.

Megjithatë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha më vonë se ratifikimi i vendit të tij në marrëveshja e Parisit ishte tani në dyshim, pasi tërheqja e SHBA-së rrezikonte kompensimin për vendet në zhvillim./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco