Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

BE-ja: Turiqa të lirojë menjëherë militantët e të drejtave të njeriut

BE-ja: Turiqa të lirojë menjëherë militantët e të drejtave të njeriut

13:52, 08/07/2017
A+ Aa A-

Komisioneri për të drejtat e njeriut i Këshillit të Evropës i kërkoi sot Turqisë lirimin e menjëhershëm të tetë militantëve për të drejtat e njeriut, përfshirë dhe drejtoreshën e Amnesty International në Turqi dhe dy formatorë të arrestuar dje nga policia.

“U kërkoj autoriteteve turke të lirojnë menjëherë personat e ndaluar dhe u kërkoj me forcë t’i japin fund çdo forme ndërhyrjeje arbitrare në punën legjitime të shoqërisë civile”, deklaroi komisioneri për të drejtat e njeriut, Nils Muiznieks, cituar në një komunikatë.

Mes personave të arrestuar bëjnë pjesë Idil Eser, drejtoresha e “Amnesty International” në Turqi dhe Ozlem Dalkiran, nga “Asambleja e qytetarëve” si dhe dy formatorë, një suedez dhe një gjerman.

Muiznieks është shprehur shumë i shqetësuar pas arrestimin të këtyre tetë mbështetësve të të drejtave të njeriut.

Dje, “Amnesty International” dënoi ashpër këto arrestime.

“Përdorimi i procedurave kriminale kundër mbështetësve të të drejtave të njeriut (…) është fatkeqësisht një fenomen gjithnjë e më i shpeshtë në Turqi”, theksoi Muiznieks.

“Këto arrestime ndodhën të paktën një muaj pas atij të presidentit të Amnesty në Turqi, Taner Kiliç, në bazë të akuzave plotësisht të pabaza duke e lidhur me grushtin e dështuar të shtetit më 15 korrik 2016”, sipas Amnesty.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco