Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Avioni luftarak NATO-s i afrohet me shpejtësi avionit të ministrit rus

Avioni luftarak NATO-s i afrohet me shpejtësi avionit të ministrit rus

11:54, 21/06/2017
A+ Aa A-

Një avion luftarak i NATO-s është përpjekur t’i afrohet me shpejtësi avionit të ministrit rus të mbrojtjes mbi ujërat neutrale të Detit Baltik, raporton televizioni rus “RT”.

Aeroplani i NATO-s mësohet se është larguar  nga një tjetër avion luftarak rus që shoqëronte ministrit, sipas gazetarëve që ishin në bord.

Lajmi u bë publik mëngjesin e sotëm nga mediat ruse, shkruan syri.net. Mësohet se aeroplani i ministrit rus ishte rrugës për në qytetin e Kaliningradit, një eklave perëndimore midis Polonisë dhe Lituanisë në Detin Baltik.

Ministri i mbrojtjes Sergey Shoigu kishte planifikuar të diskutonte ditën e sotme në Kalinigrad çështjet e sigurisë me zyrtarët e mbrojtjes, shkruan televizioni rus.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, tha se nuk ka informacione tw konfirmuara për incidentin.

"Është më mirë të pyesim Ministrinë e Mbrojtjes sapo të kthehet" u tha Peskov gazetarëve rus.

Nëse është i vërtetë ky do të ishte një nga incidentet më të rënda të kohëve të fundit, mes Amerikës dhe Rusisë. ./SYRI.net/ 

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco