Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Melania dhe Ivanka Trump takime me gratë saudite: Vazhdoni të luftoni për të drejtat tuaja

Melania dhe Ivanka Trump takime me gratë saudite: Vazhdoni të luftoni për të drejtat tuaja

10:50, 22/05/2017
A+ Aa A-

Zonja e Parë Melania Trump dhe vajza Presidentit amerikan, Ivanka Trump, kanë lavdëruar Arabinë Saudite për përparimin"inkurajues" në lidhje me të drejtat e grave.

Duke shoqëruar babain e saj në udhëtimin e tij presidencial në Lindjen e Mesme, Ivanka u takua me një grup udhëheqësesh femra saudite në Rijad, për të diskutuar si mund të fitojnë  liri të mëtejshme në shtetin patriarkal.

"Në çdo vend, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, gratë dhe vajzat përballen me sfida," tha vajza e madhe e Trump në grup mbledhje  të udhëhequr Princesha Reema bint Bander.

"Përparimi i Arabisë Saudite, veçanërisht në vitet e fundit, është shumë inkurajues. Por ka ende shumë punë për t'u bërë dhe ju duhet të vazhdoni luftën. "

Nga ana tjetër, edhe Melania Trump përshëndeti "fuqizimin e grave" të Arabisë Saudite duke folur në një qendër të drejtuar nga femrat./SYRI.net/

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco