Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Putin gati për luftë? Forcat ruse stërvitje nga toka ajri dhe deti në Krime

Putin gati për luftë? Forcat ruse stërvitje nga toka ajri dhe deti në Krime

14:28, 21/03/2017
A+ Aa A-

Rusia ka nisur një stërvitje të paprecedentë ushtarake të koordinuar nga ajri, toka dhe deti. Stërvitja po zhvillohet në Krimenë e aneksuar dhe në të janë përfshirë me mijëra trupa.

Ky veprim konsiderohet tepër domethënës pasi thuhet se është hera e parë në historinë e ushtrisë ruse që tri njësi të mëdha ajrore bëhen bashkë në një aksion simultan.

Komandanti përgjegjës i stërvitjes, Kolonel – Gjeneral Andrei Serdyukov tha se ky aksion vinte për shkak të “rrezikut në rritje terrorist” në rajon.

Më shumë se 2500 paratrupa dhe 600 pajisje ushtarake pritet të zbarkojnë në gadishullin e diskutuar, që ishte nën kontrollin e qeverisë ukrainase, derisa Rusia e aneksoi ilegalisht në Shkurt të 2014 –ës.

Vendet perëndimore vijojnë ta dënojnë aneksimin e Krimesë duke e konsideruar si shkelje të ligjeve ndërkombëtare.

Ndërkohë, NATO, pjesë e së cilës Ukraina nuk është ende, u shpreh e alarmuar për këtë stërvitje ushtarake të Rusisë, duke e quajtur të jashtëligjshme.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur trupat e Amerikës së Veriut dhe ato europiane po vendosen në kufi me Rusinë./tvklan.al

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco