Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Borë në mes të verës, ja ku ka ndodhur...

Borë në mes të verës, ja ku ka ndodhur...

23:31, 21/02/2018
A+ Aa A-

Cikloni Gita që ka goditur Zelandën e Re, ka shkaktuar reshje të rrëmbyeshme të shiut në vendet e ulëta dhe borë në pjesët më të larta, në mes të verës.

Erërat frynin me shpejtësi deri në 140 kilometra në orë, ndërsa në qytete janë regjistruar më shumë se 200 mm shi për vetëm 18 orë, që paraqet një të tretën e mesatares vjetore.

Vendpushimi për skijim Koronet Pik, i cili është në lartësi prej rreth 1.000 metra, është mbuluar me shtresë bore prej 10 deri në 15 cm. Drejtuesi i vendpushimit Ros Lorens thotë se në disa vende ka edhe deri në gjysmë metër borë, por pret se kjo nuk do të zgjasë gjatë.

 “Është muaji shkurt. Dielli së shpejti sërish do të shfaqet”, deklaroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco