Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Katari përgënjeshtron Emirateve e Bashkuara Arabe rreth interceptimit të një avioni civil

Katari përgënjeshtron Emirateve e Bashkuara Arabe rreth interceptimit të një avioni civil

10:09, 16/01/2018
A+ Aa A-

Menjëherë pas lajmeve që publikuan mediat në Emiratet e Bashkuara Arabe se aviacioni ushtarak katarian interceptoi dje të hënën një avion civil emiratas, Shteti i Katarit publikoi një deklaratë ku përgënjeshtroi këto pretendime duke i konsideruar përpjekje për të larguar vëmendjen nga fakti se dy avionë ushtarakë emiratas kanë shkelur hapësirën ajrore të Katarit, për çka Katari ka paraqitur ankesë zyrtare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në Këshillin e Sigurimit.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Katarit Lulua Al Khater deklaroi dje (nëpërmjet Twiter-it) se "Akuzat e bëra nga Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil të Emirateve të Bashkuara Arabe për interceptimin e avionëve luftarakë të Katarit ndaj çdo avioni civil emiratas janë pretendime tërësisht të rreme".

"Ky pretendim vjen një ditë pas incidentit të avionit ushtarak C-130 të Emirateve të Bashkuara Arabe që shkeli hapësirën ajrore të Katarit në orën 03:10 me orën lokale të Dohas, incident pë të ciliën Katari ka ndërmend të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore" tha ajo.

"Duket se Aviacioni i Emirateve po përpiqet nëpëmjet pretendimeve të rreme, të paraprijë ngjarjet dhe të heqë vëmendjen nga fakti i depërtimit të aeroplanëve ushtarakë të Emirateve në hapësirën ajrore të Katarit. Gjithashtu duket se Emiratet e Bashkuara Arabe po përpiqen të tërheqin vëmendjen larg incidenteve të tjera të shkaktuara prej saj dy ditët e fundit dhe t'i mbulojnë ato duke krijuar informacione flluska që nuk bazohen mbi fakte reale".

Al Khater shtoi se "Duhet të përmendet që ky sulm medatik sistematik vjen pasi Shteti i Katarit i dërgoi shkresë zyrtare Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe Kryetarit të Këshillit të Sigurimit lidhur me shkeljen e dy avionëve ushtarakë emiratas në hapësirën ajrore të Katarit".

Shkelja e parë ndodhi më 21 dhjetor 2017 nga një avion emiratas. Depërtimi i dytë u regjistrua më 3 janar 2018 nga një tjetër avion ushtarak i Emirateve të Bashkuara Arabe. Të dyja incidentet janë të dokumentuara nga shkresat e depozituara pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Sigurimit.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Katarit përmendi se "Kjo qasje, e cila mbështetet në fabrikimin e lajmeve, nuk është asgjë e re në marrëdhëniet e mediave emiratase me shtetin e Katarit që nga fillimi i krizës së Gjirit, që nisi me krimin e piraterimit të Agjencisë së Lajmeve të Katarit në Maj 2017".

"Shteti i Katarit siguron angazhimin e tij për standardet më të larta të sigurisë ajrore dhe kujdesin total për sigurinë e civilëve" përfundoi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco