Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

FOTO/ Terrorizmi godet sërish: 231 të vdekur dhe më shumë se 300 të plagosur

FOTO/ Terrorizmi godet sërish: 231 të vdekur dhe më shumë se 300 të plagosur

08:14, 16/10/2017
A+ Aa A-

Të paktën 231 persona janë vrarë dhe 300 të tjerë u lagosën kur një kamikaz u hodh në erë me një kamion pranë një zone shumë të populluar në kryeqytetin e Somalise. 

Numri i të vdekurve pritet të rritet, pasi shumë prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

Shpërthimet tronditën zemrën e kryeqytetit Mogadishu, duke e bërë atë sulmin më vdekjeprurës që ka goditur ndonjëherë vendin.

Policia tha se bomba shpërtheu jashtë një hoteli në kryqëzimin K5, i cili është me zyra qeveritare, restorante dhe kioska.

Disa ndërtesa u rrafshuan dhe dhjetëra automjete morën flakë.

Dy orë më vonë, një tjetër shpërthim goditi rrethimin e kryeqytetit Medina.

Presidenti Mohamed Abdullahi Farmaajo shpalli tri ditë zie kombëtare dhe kërkoi dhurime të gjakut dhe fonde për viktimat e sulmit të së shtunës.

Më shumë se 300 persona u plagosën pasi spitalet u përpoqën të përballonin masakrën, mes paralajmërimeve se mjetet plasëse mund të shpërthenin ende./SYRI.net/ 

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco