Roboti kapi të pasmet e gazetares, reagon kompania që e ndërtoi

Roboti kapi të pasmet e gazetares, reagon kompania që e ndërtoi

17:47, 14/03/2024
A+ Aa A-

Ka reaguar kompania, roboti i së cilës ishte fajtori i skandalit të fundit në një panair teknologjie, kur preku në mënyrë të papërshtatshme një gazetare. Së fundmi kemi shkruar për këtë incident, i cili ka ndodhur në një panair teknologjie në Arabinë Saudite.

Përkatësisht, roboti i parë mashkull në këtë vend ka kapur të pasmet e një gazetareje dhe reagimi i saj i shokuar është bërë viral në rrjetet sociale.

Tani, me këtë rast, kompania QSS, e cila e bëri këtë robot “të vrazhdë”, ka folur për herë të parë në një intervistë për britaniken metro.co.uk.

Kompania e Inteligjencës Artificiale (AI) tha se i paralajmëroi vizitorët në panairin tregtar të Riadit që të mos “qëndrojnë shumë pranë Android Muhammad”.

QSS tha se është e mundur që roboti, i cili supozohet të ndihmojë njerëzit në situata të rrezikshme, është përpjekur të inkurajojë gazetarin Ravi Qassem të dalë në skenë.

“Ne kemi parë tashmë videon dhe rrethanat e këtij incidenti. Nuk ka pasur devijime nga sjellja e pritshme, por ne do të marrim masa shtesë për të parandaluar njerëzit që t’i afrohen robotit”, tha kompania.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco