Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

VIDEO-FOTO/ Mirë se vini në Santorinin e Kinës

VIDEO-FOTO/ Mirë se vini në Santorinin e Kinës

17:27, 11/04/2024
A+ Aa A-

Për Kinezët që nuk kanë mundësi ta vizitojnë Santorinin në Greqi, ka një zgjidhje! Ajo quhet: Toka e Ëndrrave në Dali, në provincën Yunnan të Kinës Jugperëndimore që i ngjan ishullit grek.

Resorti është ndërtuar në anën e malit Cangshan, me pamje nga liqeni dhe përbehet nga bujtina turistike, hotele, biznese kulturore, apartamente pushimi dhe rrugica dredha-dredha të mbjella me lule dhe jeshillëqe.

Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 3700 hektarësh, me një sipërfaqe ndërtimi rreth një milion metra katrorë dhe një investim prej 8 miliardë juanë.

Është e dukshme që vendi është frymëzuar nga Santorini i Greqisë, por disa njerëz nuk e pëlqejnë dhe e quajnë ‘Santorini i rremë’. Por nëse e keni vizituar Santorinin, do të vini re se është krejt ndryshe dhe i veçantë.

Megjithatë, duket se Dali, po bëhet një destinacion mjaft popullor për blogerët dhe ata që duan fotografi ideale të dasmës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco