Agron Llakaj ndan lajmin e trishtë: Gjysma ime më e mirë iku sot drejt Parajsës

Agron Llakaj ndan lajmin e trishtë: Gjysma ime më e mirë iku sot drejt Parajsës

00:14, 25/05/2024
A+ Aa A-

Aktori Agron Llakaj ka ndarë një ngjarje të trishtë për të, familjen e tij dhe gjithë dashamirësit. Bashkëshortja e Agronit, Kostandina, është ndarë nga jeta ditën e sotme, pas një sëmundjeje të rëndë nga e cila vuante prej disa kohësh.

Ndërkohë në një postim në Instagram ai ka bërë një shkrim mjaft prekës për partneren e jetës së tij.

“Kemi patur një rrugëtim të vështirë, të lodhur dhe me shumë sakrifica…,ëndërruam për një jetë të re dhe me shumë ambicie. E që unë të mbaroja shkollën e lartë të arteve, ti sakrifikove nga jeta jote ,rrite dy femijët..Alkidën dhe Enon“, shkruan ai.

“Kostandina ime…,sot kam shume lot për ty, por di që, kur një artist largohet nga skena merr duartrokitjet me vete…,ti ishe gjysma ime më e mirë e njeriut dhe artit, dhe tani me largimin tënd nga skena unë e kërkoj një duartrokitje të madhe. Falemnderit Kostandina! Falemnderit GoNina! Lamtumirë në qiellin e engjëjve aty ku shpirti yt i mirë e meriton! Më prit…,nuk di se kur, por ti do më presësh si përherë”, shkruan aktori.

Dedikimi 

Kostandina ime e shtrenjtë! Edhe pse t’i kam thënë shumë e shumë herë…,sot në lamtumirën tënde të fundit, dua që t’i kesh me vete. Kemi patur një rrugëtim të vështirë, të lodhur dhe me shumë sakrifica…,ëndërruam për një jetë të re dhe me shumë ambicie. E që unë të mbaroja shkollën e lartë të arteve, ti sakrifikove nga jeta jote ,rrite dy femijët..Alkidën dhe Enon.

Sa shumë ke sakrifikuar për Ne…,Ti ishe shtëpia, forca më e madhe që ne kishim ishe Ti. Kur vendosëm të vinim drejt Tiranës për një të ardhme më të mirë…,ishe po ti që krijove Tiranën( Itakën ) në mua. “Nuk do kthehemi mbrapa kurrë Agron..,beso në mua! Ne do t’ja dalim!” Dhe ashtu ndodhi.

Dhe ecëm e ecëm, u rritëm edhe ne bashke me femijët…,u bëmë dikushi, i buzëqeshëm kohës dhe viteve, të qenurit nënë e babë e pastaj gjyshër…,sa shume ëndrra…,por ja që jeta nuk është skenar i shkruar…, sëmundja e pabesë na e mbylli perden e skenës së jetës atëherë kur duhet ta shijonim më shumë.

Dhe e fundit Kostandina ime…,sot kam shume lot për ty, por di që, kur një artist largohet nga skena merr duartrokitjet me vete…,ti ishe gjysma ime më e mirë e njeriut dhe artit, dhe tani me largimin tënd nga skena unë e kërkoj një duartrokitje të madhe. Falemnderit Kostandina! Falemnderit GoNina!

Lamtumirë në qiellin e engjëjve aty ku shpirti yt i mirë e meriton! Më prit…,nuk di se kur, por ti do më presësh si përherë”, shkruan aktori.

Me anë të një postimi në Facebook, Agron Llakaj ka dhënë detaje edhe mbi ceremoninë mortore.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco