WhatsApp shton masat e sigurisë

WhatsApp shton masat e sigurisë

10:22, 08/11/2023
A+ Aa A-

 

Ekipi i WhatsApp po punon për një veçori të re që forcon sigurinë e platformës. Kjo qasje inovative ka të bëjë me përdorimin e adresave të e-mail-it, duke synuar t’u sigurojë përdoruesve më shumë siguri.

Një e-mail verifikimi, i cili, me sa duket, është në fazë testimi, pasi disa prej përdoruesve të WhatsApp-it u është kërkuar të verifikojnë llogaritë e tyre përmes një e-mail-it. Aktualisht, numri i përdoruesve të tillë është i vogël, por pritet që së shpejti ky e-mail t’u kërkohet të gjithëve.

Më herët është raportuar për një e-mail verifikimi, që ka paralajmëruar se WhatsApp po punon në këtë sistem që nga muaji gusht. Metoda e re e verifikimit ka për qëllim të jetë edhe një tjetër masë shtesë për mbrojtjen e llogarive të përdoruesve dhe për t’ia vështirësuar punën atyre që kryejnë sulme kibernetike.
Veprimi i verifikimit është fare i thjeshtë, mjafton që të shkruani e-mail-in dhe të prisni verifikimin në “inbox”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco