Lajmi i fundit

LIVE/ Meta dhe përfaqësuesit e PL, marshim drejt rrugës së Shpresës

A e dini se për çfarë flasin shimpanzetë?

A e dini se për çfarë flasin shimpanzetë?

17:33, 18/07/2023
A+ Aa A-

Shimpanzetë janë shumë të ngjashme me njerëzit, por e dini që ato bisedojnë mes vetit?

E po, çfarë mendoni, se për çfarë ‘flasin’?

Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se shimpanzetë më shpesh këmbejnë informacione për më së paku dy gjëra: për pemët e preferuara dhe në cilin dru e kanë gjetur atë ushqim të shijshëm.

Shimpanzeve u intereson posaçërisht të dinë sa është madhësia e drurit ku gjenden frutat ashtu që me britma ua transmetojnë atë informacion pjesëtareve të tjera.

Hulumtuesit kanë zbuluar që ato lëshojnë tinguj të caktuar kur kërkojnë të grijnë diçka, ndërkaq zëri u ndryshon kur dëshirojnë llojin e caktuar të pemëve.

Në hulumtimin, e publikuar në revistën shkencore ‘Animal Behaviour’, është vëzhguar sjellja e nëntë shimpanzeve të rritura dhe është arritur në përfundimin se tingulli i zërave të cilat i lëshojnë varet nga lloji i ushqimit të cilin dëshirojnë ta hanë, si edhe për vendin se ku gjendet ai ushqim.

Nëse pemët të cilat dëshirojnë t’i gjejnë në drunj të vegjël, do të lirojnë tone të larta, ndërkaq nëse gjenden në dru të lartë, do të lirojnë tone të ulëta dhe kështu do të tërheqin më shumë shimpanze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco