Regjistrohet një tjetër ditë, si më e nxehta në botë

Regjistrohet një tjetër ditë, si më e nxehta në botë

20:21, 07/07/2023
A+ Aa A-

Planeti ynë regjistroi sërish temperatura në nivele rekord që nuk janë parë asnjëherë në epokën moderne të kryerjes së matjeve. Gjatë të enjtes u shënua një temperaturë mesatare globale prej 17.23 gradë celsius.

Kjo ishte dita e katërt radhazi që rekordi thyhej një pas një. Një shkencëtar tha për CNN se këto temperatura janë më të lartat në të paktën 100 mijë vitet e fundit.

Përpara shifrave të kësaj jave, rekordi për ditën më të nxehtë në nivel global ishte shënuar në gusht të 2016-ës, kur termometri ka shënuar 16.92 gradë celsius.

Ekspertët meteorologjik kanë paralajmëruar se bota do të vijojë të përjetojë ditë tepër të nxehta gjatë gjithë kësaj periudhe për shkak të rikthimit të fenomenit ‘El Ninjo’, por edhe nga përkeqësimi i kushteve klimatike nga ndotja e madhe mjedisore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco