Krasniqi në Burojë: Drenica është bastioni që i dha Kosovës UÇK-në

Krasniqi në Burojë: Drenica është bastioni që i dha Kosovës UÇK-në

22:01, 13/10/2021

Një pritje madhështore i është bërë PDK-së sot në fshatin Burojë të Skenderajt, që është vendlindja e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Drenica është bastion i pathyeshëm që i ka dhënë Kosovës UÇK-në, shkruan lajmi.net,.

PDK ka thënë se është mëse e vendosur që të rimarrë qeverisjen në Skenderaj.

Postimi i plotë:

Pritje madhështore dhe mbështetje e jashtëzakonshme për Partinë Demokratike të Kosovës, në vendlindjen e liderit të saj historik – në Burojën e Hashim Thaçit.

Atmosferë e njëjtë mbizotëroi edhe në takimin me qytetarët e Klinës së Epërme, në përkrahje të kandidatit tonë për kryetar të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.

Drenica, bastioni jonë i pathyeshëm i ka dhënë Kosovës projektin më të madh kombëtar – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që është ADN-ja e Partisë Demokratike të Kosovës. E, Partia Demokratike e Kosovës është më se e vendosur për ta rimarrë qeverisjen në Skenderaj, sepse ky qytet dhe Drenica në tërësi, meriton të qeveriset dinjitetshëm.

UÇK është zemra e Kosovës, ndërsa PDK është në zemrën e Drenicës. Dhe, adresa e vetme e PDK-së në zgjedhjet e 17 tetorit është numri 177.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco