AAK përmbyll fushatën në Gjakovë, Haradinaj ka disa fjalë për Gjinin

AAK përmbyll fushatën në Gjakovë, Haradinaj ka disa fjalë për Gjinin

19:20, 12/11/2021

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë ka mbajtur sot tubimin përmbyllës për balotazhin që do të mbahet të dielën me 14 nëntor ku kandidati i kësaj partie dhe kryetari aktual i komunës Ardian Gjini do ta ketë përballë Mimoza Kusari-Lilën nga Vetëvendosje.

Haradinaj, para të pranishmëve në parkun e qytetit, ka thënë se Gjakova është vend i liderëve, vend i vlerave, e cila ka mbajtur mbi supe procese të rëndësishme të kombit.

“Gjakova sot mbanë plagë e kujtime, po ka gjetur forcën me u ringritë. Kjo ringritje ka ndodhur në një kohë kur janë bashkuar vlerat e juaj të vazhdueshme dhe një udhëheqës i zoti, e ai është Ardian Gjini. Kaq të bashkuar dhe kaq mirë nuk e pasna pa Gjakovën për një kohë të gjatë. Ju paska hije kështu. Ju them të drejtën po më ngjallni emocione dhe po më ktheni në kohëra të lavdishme tonat kur kemi qenë bashkë. Kur ma të mirët e Gjakovës kanë qenë bashkë dhe kemi tregu se jemi linder. E vërtetë është që jemi në vendin lider të plot proceseve të rëndësishme. Gjakova ka mbajtur mbi supe procese të rëndësishme të jetës tonë si komb. Gjakova sot mbanë plagë e kujtime, po ka gjetur forcën me u ringritë. Kjo ringritje ka ndodhur në një kohë kur janë bashkuar vlerat e juaja të vazhdueshme dhe një udhëheqës i zoti, e ai është Ardian Gjini”.

Kreu i AAK-së ka lavdëruar Gjinin, duke e cilësuar si njeri të përgjegjshëm në punën e tij dhe se “vlera e tij kryesore është me qenë i vërtetë para të gjithëve, duke mos i dërguar në rrugë të gabuara”.

“Ardian Gjini është i përgjegjshëm në punë dhe mbajeni në mend nuk ka tjerë Ardiana, është vetëm një, e ai është Ardian Gjini. Vlera kryesore e tij është se duke qenë i vërtetë, nuk ndikohet dhe nuk ndihmon diçka që nuk është në rrugën e drejtë”.

Haradinaj ka falënderuar gjakovarët për mbështetjen e tyre.

AAK ka qeverisur me komunën e Gjakovës me Pal Lekaj prej 2007 -013 dhe me Ardian Gjinin nga viti 2017.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco