Haziri flet për balotazhin i bindur në fitoren e LDK’së

Haziri flet për balotazhin i bindur në fitoren e LDK’së

23:42, 12/11/2021

Kryetari aktual i Gjilanit, Lutfi Haziri, është i bindur se do të vijojë të udhëheq me këtë komunë edhe katër vjetët e ardhshme.

Kandidati i LDK’së thotë se do të fitojë balotazhin në këtë komunë.

Komentet Haziri i bëri në emisionin në T7.

“Definitivisht është punë që unë e pres me padurim mbylljen e procesit zgjedhor. Qytetarët vendosin por unë jam konfident që kjo punë është e mbyllur në Gjilan”, tha Haziri i pyetur nëse do të jetë kryetar komune edhe pas 14 nëntorit.

“Nuk mbështetem në sondazhe, mbështetem vetëm në reagimin qytetar”, tha Haziri.

“Në Gjilan LDK’ja dhe unë do të bëhemi fitues të mëdhenj me qytetarët e Gjilanit përfundimisht të dielën. Kjo bazohet në punë”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco