Daut Haradinaj hedh akuza të rënda kundër Përparim Ramës: Bën biznes me njerëz të PDK-së

Daut Haradinaj hedh akuza të rënda kundër Përparim Ramës: Bën biznes me njerëz të PDK-së

09:05, 13/10/2021

I ftuar në njërin nga televizionet kombëtare, kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj u pyet nga analistët në studio edhe rreth kundërkandidatëve të tij në garën për Prishtinës.

Duke folur për kandidatin e LDK-së, Përparim Rama, ai u shpreh se nuk e njeh personalisht. Haradinaj u shpreh se herën e parë për të kishte degjuar nga historia e projektit të Badocit.

“Nuk e njoh personalisht shumë. Hera e parë që kam dëgjuar për të është historia e Badocit dhe e di që është ortak i biznesmenëve të fuqishëm në Londër që janë të lidhur me PDK-në”, shtoi ai.

Haradinaj u shpreh se Rama po reziston të identifikohet me LDK-në.

“E di që reziston me u identifikuar me LDK-në por nuk e di se si e ka konceptu ai. Ndoshta mendon që me këtë fiton më shumë elektorat. Por dihet se LDK ka shumë elektorat. Nuk e di a i bën mirë kjo por me siguri ka ekipin e vet të ekspertëve që e këshillojnë”, përfundoi Haradinaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco