Ja kujt po ja kërkon votën Daut Haradinaj në Prishtinë

Ja kujt po ja kërkon votën Daut Haradinaj në Prishtinë

21:28, 12/10/2021

Daut Haradinaj, kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës ka kërkuar votën e qytetarëve të Prishtinës.

Tha se në Prishtinë jeton prej vitit 1996-1997.

“Prishtina përbëhet prej tre shtyllave të shoqërisë. Prishtina e studentëve. Mbi 40 mijë studentë vijnë në kryeqytet, pjesa më e madhe janë këtu të përhershëm, një pjesë e vogël e tyre kthehet pas. Pastaj është Prishtina e prishtinalive, që me të vërtetë janë njerëz që unë jam munduar me i përfshi edhe në lista dhe në program dhe me i trajtu dhe është Prishtina administrative. Ministrat vijnë e shkojnë me alarma. Mendoj se të gjithë këtu përballemi me problemin e njëjtë të secilit që jeton në kryeqytet.  Nëse s’ka rrymë ose trafiku i dendur nuk e pyet dikë a je student, a je vendas a nga je. Problemi është i njëjtë”, shpjegoi Haradinaj në T7.

“Publikisht po i thirri të gjithë ata që s’janë lind në Prishtinë që të më qesin votën. Smë vynë më shumë”, shtoi ai duke qeshur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco