“Edhe kjo është në qytetin e Obiliqit”, Gashi publikon pamje të sheshit ‘Adem Preniqi’

“Edhe kjo është në qytetin e Obiliqit”, Gashi publikon pamje të sheshit ‘Adem Preniqi’

18:53, 12/10/2021

Kryetari i Komunës së Obiliqit nga radhët e AAK-së, Xhafer Gashi, ka shpërndarë në Facebook pamje nga sheshi “Adem Preniqi” në këtë komunë.

Gjatë vizitës në këtë shesh gjatë mbrëmjes, kryetari Gashi është takuar edhe me banorët e rrethinës.

“Edhe kjo pamje e bukur gjatë mbrëmjes, është në qytetin e Obiliqit, ky është sheshi ‘Adem Preniqi’”, ka shkruar Gashi në Facebook, transmeton lajmi.net.

Gashi është duke kandiduar edhe për një mandat në krye të Obiliqit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor, ku kandidon me numrin 109 në listën votuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco