Haradinaj: Hajvalia ka rëndësi të veçantë për Prishtinën dhe si e tillë do të trajtohet

Haradinaj: Hajvalia ka rëndësi të veçantë për Prishtinën dhe si e tillë do të trajtohet

14:05, 07/10/2021

Kryetari i AAK-së për Prishtinën Daut Haradinaj ka qëndruar sot në lagjen Hajvalia ku ka takuar disa banorë të kësa lagjet.

Ai bashkë me banorët ka diskutuar për problemet të cilat  i shqetësojnë ata, duke filluar nga problemet me energjinë elektrike e deri te infrastruktura e dobët rrugore.

Haradinaj tha se Hajvalia si paralagje e kryeqytetit ka rëndësi të veçantë derisa u zotua se si e tillë do të trajtohet nëse ai do të udhëheqë me Prishtinën.

“Në shtëpinë e Kadri Krasniqit në Hajvali, në rrugën Minatori e cila ka infrastrukturë të dobët e ku banorët përballen edhe me probleme të energjisë elektrike si pasojë e mungesës së trafos. Shtëpia e Kulturës në gjendje të mjerueshme, rrugët dytësore të pa asfaltuara dhe funksionalizimi i ambulantës me orar 24h do të jenë disa nga çështjet që do të adresohen me urgjencë. Hajvalia si paralagje e kryeqytetit, ka rëndësi të veçantë dhe si e tillë do të trajtohet në të ardhmen”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco