AKR: Disa media kanë krijuar sondazhe të rreme duke përjashtuar kandidatin për kryetarë të Prishtinës

AKR: Disa media kanë krijuar sondazhe të rreme duke përjashtuar kandidatin për kryetarë të Prishtinës

12:20, 07/10/2021

Në një konferencë për media nënkryetari i Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re, Selim Pacolli, ka shfaqur disa mos pëlqime në raport me disa media në kohë fushate për prezantimin e disa sondazheve ku sipas tij, kandidati i AKR-së, Gëzim Mehmeti është përjashtuar nga ato, shkruan arbresh.info.

“Në një monitorim pothuajse një mujorë nga shtabi zgjedhor i AKR-së, për kandidatin e komunës së Prishtinës, është vërejtur se disa media të cilat bëjnë matjen e opinionit, bëjnë shkelje të ligjeve mediatike me apo pa vetëdije, duke e anashkaluar njërin kandidatë për kryetarë të komunës së Prishtinës, gjegjësisht, Gëzim Mehmetin kandidatë i AKR-së. Sjellje të tilla të cilat quhen sjellje e koordinuar autentike është një term i krijuar dhe i përdorur nga rrjetet sociale ne facebook, që edhe më herët ka ndodhur në opinionin e Kosovës për sjellje të tilla dhe probleme të cilat në disa vende janë tanimë të njohura’, tha Pacolli.

Tutje ai përmendi edhe disa nga mediat që sipas tyre kanë bërë këto lloj shkele të cekura.

“Ata  e kanë përdorur audiencën për të krijuar sondazhe të rreme në koordinim me palët e tjera që kanë prekur standardin me sjellje të koordinuar jo autentike. Sipas monitorimeve tona shkelje të tilla janë konstatuar në disa media të njohura si televizione dhe media të shkruara. Si televizioni T7, dukagjini, periskopi, ballkan.info dhe disa të tjera të cilat nuk i kemi trajtu si të rëndësishme. Këto rrjete informative kanë përjashtuar kandidatin z. Mehmeti nga sondazhet e tyre, duke i orientuar opinionin publik drejt një subjekti apo drejt kandidatëve të tjerë të cilët për ne nuk janë shumë të rëndësishëm ti cekim”, tha Pacolli.

E kandidati për kryetarë të Prishtinës nga AKR, para mediave përmendi se këto shkele do të adresohen në KQZ, në këshillin e pavarur të mediave si dhe organet tjera kompetente.

“Edhe pse nuk jam ekspert i kësaj fushe, po ua marr një shembull nëse gara është për qytetin e Prishtinës, atëherë gara duhet të bëhet për qytetin e Prishtinës. Ne do ta paraqesim një ankesë për shkele  e të drejtave, dhe do ti drejtohemi këshillit e pavarur të media, KQZ-së, etj. Unë jam i gatshëm të ballafaqohem me secilin që dëshiron dhe u bëjë apel që të gjithë kandidatëve që të gjithë të jemi përball qytetarëve të Prishtinës”, tha Mehmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco