Haradinaj: Kemi stabilitet në 6 komuna dhe trend të rritjes në shumë të tjera

Haradinaj: Kemi stabilitet në 6 komuna dhe trend të rritjes në shumë të tjera

15:42, 06/10/2021
Kryetari i Aleancës Ramush Haradinaj, duke folur për zgjedhjet lokale tha se partia që ai e drejton e ka një situatë stabile në 6 komunat që i udhëheq.

“Njëkohësisht e kemi një trend të mirë, një situatë të mirë edhe në Pejë, Istog, Prishtinë por edhe në Podujevë, Prizren, Kamenicë e të tjera” – tha Haradinaj. 

Ai tha se java e ardhshme, do të jetë më dinamike, por edhe duhet të bëjmë kujdes për ta ruajtur shëndetin. Haradinaj, ripërsëriti thirrjen për vaksinim të popullatës, duke thënë se është mirë që sa ma shumë njerëz të jenë të vaksinuar tash pasi që edhe po afrohet dita e zgjedhjeve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco