Haradinaj: Bashkohuni edhe një herë për Ardian Gjinin, për Gjakovën e fuqishme dhe të zhvilluar (VIDEO)

Haradinaj: Bashkohuni edhe një herë për Ardian Gjinin, për Gjakovën e fuqishme dhe të zhvilluar (VIDEO)

12:33, 06/10/2021

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në një videoadresim për qytetarët e Gjakovës, me rastin e zgjedhjeve të 17 tetorit, ka kërkuar edhe një mandat për kryetarin e komunës së Gjakovës z.Ardian Gjini.

“Gjakova ka kaluar shumë periudha të vështira por është shumë krenare me të gjitha të arriturat e saj. Gjakova e bënë krenare jo vetëm Kosovën por të gjithë Kombin” – u shpreh Haradinaj.

Haradinaj po ashtu ka përmendur zhvillimin, i cili është i vërejtshëm në Gjakovë, projektet e realizuara suksesshëm si dhe kulturën e re qeverisëse, të përfaqësuar nga kryetari i Gjakovës Ardian Gjini.

“Edhe në periudhën e ardhshme katër vjeçare janë përgatitë plane dhe projekte me rëndësi për jetën e qytetarëve të Gjakovës, kësisoj kjo komunë ta merr fuqinë e vet dhe në mbarë vendin” – tha Haradinaj duke shtuar se e ka për nderë të ftojë qytetarët e Gjakovës që të bashkohen edhe njëherë me 17 tetor, për të votuar Ardian Gjinin dhe listën e AAK-së për Kuvendin Komunal, siç u shpreh Haradinaj: “për Gjakovën e fuqishme dhe të zhvilluar ekonomikisht”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco