Bedri Hamza premton digjitalizim të shërbimeve në Komunën e Mitrovicës

Bedri Hamza premton digjitalizim të shërbimeve në Komunën e Mitrovicës

10:56, 06/10/2021

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka premtuar digjitalizim të shërbimeve komunale dhe eliminim të burokracisë.


Hamza ka thënë se shoqëria civile në Mitrovicë do të jetë partnere e pazëvendësueshme për ta rritur transparencën dhe llogaridhënien

“Pritjeve të gjata në Komunën e Mitrovicës po iu vjen fundi. Ne do t’i digjitalizojmë shërbimet dhe rrisim efikasitetin me E-kioska, E-inspeksion, E-leje dhe me një mori aplikacionesh që eliminojnë burokracinë dhe lehtësojnë të gjitha shërbimet komunale.

Shoqëria civile në Mitrovicë do të jetë partnere e pazëvendësueshme për ta rritur transparencën dhe llogaridhënien.

Bashkë për Mitrovicën!”, ka shkruar Hamza.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco