Kryetari Xhafer Gashi prezanton prioritetet për rininë

Kryetari Xhafer Gashi prezanton prioritetet për rininë

13:27, 05/10/2021

Kryetari Xhafer Gashi, gjatë aktivitetit të realizuar nga Rinia e Iniciativës Qytetare për Obiliq #Grillparty, ka prezantuar prioritetet për rininë që përmban platforma qeverisëse #BASHKË, duke u shprehur se :”Rinia e Obiliqit ka potencial, energji, vullnet, ide dhe kreativitet, prandaj janë pikërisht ata që do të përcaktojnë të ardhmen e qytetit të Obiliqit, duke qenë përkrahës të fuqishëm të platformës qeverisëse #Bashkë!

Shkrim i plotë i Kryetarit Gashi:
“#Bashkë për rininë
Rinia e Obiliqit ka potencial, energji, vullnet, ide dhe kreativitet, prandaj janë pikërisht ata që do të përcaktojnë të ardhmen e qytetit të Obiliqit, duke qenë përkrahës të fuqishëm të platformës qeverisëse #Bashkë!
Top-prioritetet për rininë:
🔵Vazhdimi i subvencionimit të bursave për studentë dhe nxënës,
🔵Krijimi i fondit të inovacionit për të rinjë inovativ,🔵Ndërtimi i pishinës gjysëm-olimpike,
🔵Ndërtimi i Qendrës Rinore, ngritja e Qendrës Inovative,
🔵Organizimi tradicional i sportit të Streetballit,
🔵Rikthimi i kinemasë në Obiliq,
🔵Subvencionimi i aktiviteteve sportive, kulturore dhe rinore,
🔵Krijimi i zonave rekreative sportive në Çyçavicë dhe në Breznicë-Kozaricë.
Ju premtojë se sikur deri më tani do të jemë mbështetja e juaj drejtë realizimit të projekteve tona të përbashkëta!
Jemi #bashkë, jemi të parët për Obiliqin!
Xhafer Gashi”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco