Haradinaj iu premton pensionistëve barna pa pagesë dhe lirim nga pagesat komunale

Haradinaj iu premton pensionistëve barna pa pagesë dhe lirim nga pagesat komunale

16:23, 04/10/2021

Kandidati i AAK-së për Prishtinën Daut Haradinaj në vazhdën e takimeve të tij sot është pritur nga Shoqata e Pensionistëve.

Haradinaj u zotua se sigurimi i të gjitha barnave pa pagesë dhe lirimi nga pagesat komunale për këtë kategori do të jenë top prioritet i tij qeverisës – nëse do të udhëheqë me Prishtinën.

“Mbi 12 mijë pensionistë të kryeqytetit nuk janë trajtuar drejt nga Komuna e Prishtinës. Sigurimi i të gjitha barnave pa pagesë dhe lirimi nga pagesat komunale, janë zotim i yni ndaj kësaj kategorie që është edhe pikënisja e ekzistencës sonë si shtet, dhe kujtesa e gjallë e historisë tonë. E kemi detyrë t’u sigurojmë pleqëri të rehatshme dhe të dinjitetshme. #eparaPrishtina #punamarë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco