Uran Ismaili nënshkruan zotimet për Gollakun

Uran Ismaili nënshkruan zotimet për Gollakun

16:52, 03/10/2021

Kandidati për Kryetar të ardhshëm të Prishtinës, Uran Ismaili ka vazhduar me nënshkrimin e zotimeve të tij konkrete nëpër lagjet dhe fshatrat e Prishtinës.

Sot, në Koliq, ai ka nënshkruar punët që do t’i kryej në 2 vitet e para të qeverisjes për tërë Gollakun.

Ismaili ka thënë se disa prej problemeve të fshatrave të Gollakut i kanë identifiku, prandaj edhe sot i kanë prezantu zgjidhjet për problemet më të rëndësishme të kësaj zone tejet të rëndësishme për Prishtinën.

“Të gjitha problemet e përditshme të cilat ua bëjnë jetën e vështirë kanë zgjidhje dhe ato zgjidhje munden me u bë brenda 2 viteve të para të mandatit tim si Kryetar i Prishtinës.” , ka thënë Ismaili.

“Zotohem se deri në Dhjetor 2024 bashkë do t’i ndreqim këto probleme”: 

Rregullim i shtratit të lumit që rrjedhë përgjatë fshatrave Grashticë, Makoc, Siqevë, Sharban, Llukar dhe ndërtimi i shëtitores pranë tij

Pastërti të plotë në çdo fshat

Zgjerim dhe asfaltim i rrugës nga Bunari i Hajratit që lidhë fshatrat e Gollakut

Rregullim i kanalizimit të fshatrave Grashticë, Makofc, Llukar, Siqevë deri në hyrje të Prishtinës

Shtim i linjave plotësuese për transport urban falas për të gjitha fshatrat

Largim i problemit të qenve endacakë

Ndriçim efiçient në çdo fshat

Rregullim i qendrave kulturore si dhe hapësira sportive nëpër fshatëra

Shtim dhe trajtim i hapësirave publike në çdo fshat dhe lidhja ndërmjet tyre

Rregullim i trotuareve në të gjitha fshatrat

Rindërtim i Shtëpisë së Kulturës dhe Bibliotekës në Llukar

Shtim i shtigjeve të biçikletave që ndërlidhin fshatërat

Rregullim dhe mirëmbajtje të memorialeve të dëshmorëve nëpër zona të ndryshme të Gollakut

Ndërtimi i ambulantës në Siqevë

Funksionalizim i ambulantës në Koliq

Rregullim i stacioneve të autobusëve në të gjitha fshatrat

Shtimi i pikave grumbulluese të mbeturinave dhe shportave të rrugës

Shtimi i sigurisë për nxënësit nëpër vendkalime pranë shkollave

Investime në bujqësi e agroturizëm – rritje të granteve dhe subvencioneve.”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco