Bedri Hamza premton ndërtimin e ambulantave, ja në cilat fshatëra

Bedri Hamza premton ndërtimin e ambulantave, ja në cilat fshatëra

17:29, 01/10/2021

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka premtuar se qytetarët e Mitrovicës do të kenë shërbime shëndetësore më cilësore dhe më efikase.


Hamza ka thënë se fshatrat e Mitrovicës do të kenë Qendra të Mjekësisë Familjare shumë më të furnizuara dhe më të kompletuara. Ndërsa, me projekte kapitale, Hamza ka thënë se do t’i ndërtojmë objektet e ambulantave edhe në Koshtovë, Zabërxhë, Kaçandoll, Vllahi, Bajgorë, Rashan, Trepçë dhe do ta rinovojmë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shipol

“Mitrovicasit do të kenë shërbime shëndetësore më cilësore dhe më efikase. Ne do të krijojmë ekip mobil për ofrimin e shërbimeve mjekësore për pacientë në shtëpi dhe do të organizojmë vizita sistematike shëndetësore në institucionet shkollore. Përkujdesja shëndetësore me ekipe mobile do të rritet veçanërisht për personat e moshuar dhe me aftësi të kufizuara. Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bare do të ofrohen, po ashtu, analiza laboratorike për banorët e Shalës së Bajgores.

Fshatrat e Mitrovicës do të kenë Qendra të Mjekësisë Familjare shumë më të furnizuara dhe më të kompletuara. Ndërsa, me projekte kapitale do t’i ndërtojmë objektet e ambulantave edhe në Koshtovë, Zabërxhë, Kaçandoll, Vllahi, Bajgorë, Rashan, Trepçë dhe do ta rinovojmë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shipol.
Bashkë për shëndetësinë e Mitrovicës!”, ka shkruar Hamza.

 
R

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco