Bedri Hamza premton mbështetje për projektet inovative

Bedri Hamza premton mbështetje për projektet inovative

14:26, 30/09/2021

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, sot ka vizituar edhe kompaninë Mitroplast.

Hamza ka thënë se do t’i promovojë të gjitha kompanitë e Mitrovicës dhe do t’i mbështesë projektet inovative, start-up bizneset, përfshirë edhe ekonominë digjitale.

Ai ka thënë se prioritet i qeverisjes së tij është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe punësimi i qytetarëve të Mitrovicës.

“Mitroplast është një kompani tjetër e suksesshme në Mitrovicë, e cila prodhon dyer dhe dritare nga plastika, me standarde evropiane. Unë do t’i promovoj të gjitha kompanitë në komunën tonë dhe do t’i mbështes projektet inovative, start-up bizneset, përfshirë edhe ekonominë digjitale.
Me Fondin e Punësimit do t’i fuqizojmë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, me fokus të veçantë te punësimi i grave, rinisë, personave me nevoja të veçanta dhe atyre në asistencë sociale, por do të krijojmë një ambient më të favorshëm fiskal edhe për ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe për investitorët e rinj me qëllim të rritjes së eksportit.
Pjesë e Fondit të Punësimit është edhe subvencionimi në paga për bizneset që punësojnë punëtorë të rinj dhe fondi i veçantë për mbështetje të grave ndërmarrëse, ku planifikojmë t’i eliminojmë taksat për bizneset e udhëhequra nga gratë dhe vajzat.
Prioritet i qeverisjes sime është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe punësimi i qytetarëve të Mitrovicës”, ka shkruar Hamza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco