Ambasadori gjerman shokohet me rastin e Ilja Iviqit: Kjo është tronditëse!

Ambasadori gjerman shokohet me rastin e Ilja Iviqit: Kjo është tronditëse!

13:45, 22/02/2020

Christian Heldt, ambasdori gjerman në Kosovë ka reaguar pas rastit të Ilja Iviqit

Ilja Iviq, djaloshi që luan te Flamurtari dhe që ka marrë ftesë nga Kombëtarja U-19 e Kosovës është emri më i përfolur këto ditë, shkruan Reporteri.net

Prindërit e futbollistit të Flamurtarit u larguan nga puna në Komunën e Graçanicës pasi djali tyre kishte pranuar ftesën që të luante për Kombëtaren U-19 të Kosovës.

Ky lajm ka tronditur edhe ambasadorin Heldt, i cili ka bërë këtë reagim në Twitter.

“Kjo është tronditëse! Futbolli është respekt, futbolli po kalon kufijtë, futbolli është integrim, futbolli thjesht është për të shijuar ndjenjën e të qenit së bashku.

Kjo është arsyeja pse Federata e Futbollit të Gjermanisë e mbështet Federatën e Futbollit të Kosovës. Idealet sportive siç duket nuk po ndahen nga disa njerëz,” shkruan Heldt në Twitter

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco