Taremi kryen testet mjekësore, Interi kompleton dy goditjet e para në merkato

Taremi kryen testet mjekësore, Interi kompleton dy goditjet e para në merkato

20:01, 25/04/2024

Bashkë me titullin e 20 kampion, Interi ka kompletuar edhe goditjet e para për sezonin e ardhshëm, teksa sulmuesi iranian Mehdi Tremi ka kryer testet mjekësore dhe ka firmosur kontratën që do ta mbajë për tre sezone në Milano.

Sulmuesi iranian i Portos ka udhëtuar drejt Milanos disa ditë më parë për të kryer testet e nevojshme, ndërsa në kryeqendrën e Lombardisë ka zbarkuar edhe vëllai i tij, që po kujdeset për detajet e akomodimit duke nisur nga korriku i këtij viti.

Taremi do t’u bashkohet zikaltërve me parametra zero, pasi i përfundon kontrata me Porton më 31 maj dhe nga kontrata 3-vjeçare pritet të përfitojë rreth 10 milionë euro në total, ose rreth 3.3 milionë euro në sezon.

Përveç sulmuesit iranian, zikaltrit pritet të zyrtarizojnë edhe firmën me mesfushorin polak Piotr Zielinski, i cili ashtu si Taremi, do t’i bashkohet Interit me parametra zero, pasi i përfundon kontrata me Napolin.

Zielinski pritet të firmosë për 4 sezone me Interin dhe do të nisë aventurën e tij nën urdhrat e Simone Inzaghit në muajin korrik, pas përfundimit të Kampionatit Europian.

Në këtë mënyrë, skuadrës kampione të Italisë i shtohen dy elementë me mjaft vlera pa u hapur ende merkatoja e verës, teksa drejtuesit e klubit kanë premtuar të tjera afrime, por edhe ndonjë largim për të balancuar situatën ekonomike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco