Al Khelaifi: Superliga? T’i japin fund kësaj ideje idiote

Al Khelaifi: Superliga? T’i japin fund kësaj ideje idiote

22:50, 24/04/2024

Presidenti i Shoqatës së Klubeve Europiane (ECA), Nasser Al Khelaifi, foli së fundmi për mediet spanjolle, pas një mbledhjeje që u mbajt këtë të mërkurë në Madrid, se i duhet dhënë fund njëherë e mirë idesë së Superligës.

Ai zbulon se diçka të tillë ia ka kërkuar edhe Presidentit të Barcelona-s, Laporta-s: “Për mua Superliga nuk ekziston dhe i thashë Laporta-s se kur do të ndalojnë me këtë ide idiote”.

Kreu i klubit të Paris Saint-Germain shtoi më tej se Champions League është kompeticioni më i mirë i klubeve në botë dhe nuk pse të ketë një tjetër.

“Champions League është kompeticioni më i mirë i klubeve në botë. Besoj se do të ndalet së shpejti me idenë e Superligës sepse nuk ka kuptim të vazhdohet në këtë rrugë. Dera, siç e kam thënë gjithmonë, është gjithmonë e hapur për kthimin e tyre”-tha Al Khelaifi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco