Sulmuesi i kombëtares U-19, Luis Buzi, ka firmosur kontratën e tij të parë si futbollist profesionist.
Klubi që konkurron në Serie B, Sudtirol, njofton se 18-vjeçari shqiptar do të jetë pjesë e skuadrës së tyre deri më 30 qershor 2027.
Luis Buzi ka filluar të luajë futboll në moshën 6-vjeçare, ndërsa me klubin e Sudtirol u bashkua në vitin 2013.
Sa u përket kombëtareve të moshave të Shqipërisë, Luis Buzi ka luajtur për skuadrën U-18 dhe U-19.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: