23 apo 26 lojtarë në 'Euro 2024'? UEFA merr vendimin

23 apo 26 lojtarë në 'Euro 2024'? UEFA merr vendimin

15:49, 23/04/2024

Një takim i komitetit kombëtar të garave të organit drejtues evropian votoi në favor të ndryshimit, i cili do të ratifikohet nga komiteti ekzekutiv më vonë, këtë javë. UEFA kishte planifikuar të rikthehej te kombëtaret finaliste me 23 lojtarë, pasi lejoi zgjerimin e listës me 3 lojtarë për “Euro 2020”, për shkak të ndikimit të vazhdueshëm të Covid-19.

Kombëtaret e zgjeruara me 26 lojtarë finalistë me vete u lejuan gjithashtu në Kupën e Botës 2022 në Katar, sepse u luajt në mes të sezonit kombëtar. Disa trajnerë ndërkombëtarë ishin kritikë ndaj skuadrave me 23 lojtarë dhe sugjerimi për të qëndruar me 26 lojtarë u ngrit në një takim të fundit të trajnerëve të “Euro 2024”, ku ideja në fjalë fitoi mbështetje të gjerë.

Ronald Koeman, trajneri i Holandës, e përshkroi vendimin e UEFA-s për ta zvogëluar numrin e lojtarëve (nga 26 në 23) që mund të marrë çdo kombëtare në Europianin e kësaj vere si absurd. Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, kishte qenë më parë në favor të 23 lojtarëve për shkak të vështirësisë në menaxhimin e një grupi të zgjeruar.

Megjithatë, ai ka ndryshuar mendje pas sasisë së lëndimeve të pësuara në Premier League këtë sezon. Në mars, Southgate tha se do të emëronte një skuadër fillestare prej 26 lojtarësh për “Euro 2024”, ndërsa UEFA shqyrtoi kërkesat për madhësinë e listës finale. Kundër këtij vendimi të marrë tashmë nga UEFA, që pret edhe certifikimin e Komitetit Ekzekutiv, ishte Sylvinho, trajneri i kombëtares shqiptare, ashtu si edhe Didier Deschamps.

Të dy mbetën në minorancë absolute, ndaj edhe UEFA ka vendosur të dëgjojë shumicën e trajnerëve finalistë të “Euro 2024”, duke iu lejuar atyre të marrin me vete 26 lojtarë për Europianin e Gjermanisë. Sylvinho ngrinte problemin e menaxhimit të grupit, çka do të vështirësohej me 26 lojtarë. Kjo edhe për faktin se disa prej tyre do të detyrohen të qëndrojnë në tribunë, as në stol, çka mund të prishë harmoninë brenda grupit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco