Statistikat / Juventusi kërkon sot fitoren e 100-të ndaj Lazios

Statistikat / Juventusi kërkon sot fitoren e 100-të ndaj Lazios

16:23, 23/04/2024

Duke konsideruar të gjitha kompeticionet, Juventusi është formacioni kundër të cilit Lazio ka humbur më shumë ndeshje (99) nga sezoni 1929-1930.

Skuadra bardhekaltër mund të bëhet vetëm e dyta, pas Interit (103), që humbet të paktën 100 takime ndaj “Zonjës së Vjetër”.

– Lazio i ka humbur të pesta ndeshjet e fundit të luajtura kundër Juventusit në Kupën e Italisë, seria më e gjatë në historinë e bardhekaltërve. Nga ana tjetër, bardhezinjtë mund të fitojnë mbi 5 ndeshje me eliminim direkt ndaj të njëjtit formacion në Kupën e Italisë për të katërtën herë. Viktimat e mëparshme janë Breshia, Taranto me nga 8 humbje radhazi dhe Xhenoa me 6.

– Lazio i ka humbur 4 ndeshjet e fundit ndaj Juventusit në Kupën e Italisë, pa i shënuar asnjë gol.

– Lazio nuk ka gjetur golit në ndeshjen e vajtjes kundër Juventusit. Kryeqytetasit nuk bëjnë dy ndeshje radhazi pa gol radhazi në Kupën e Italisë që prej vitit 2018, gjysmëfinale e vajtjes dhe e kthimit ndaj Milanit.

– Pasi ka fituar 4 ndeshje radhazi në shtëpi kundër Juventusit në Kupën e Italisë, Lazio ka humbur të fundit, më 20 janar 2016. Gjithsesi, lacialët nuk humbin kanë humbur kurrë dy ndeshje radhazi në shtëpi, në Kupën e Italisë.

– Lazio i ka fituar të dyja ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Juventusit, në Serinë A. Bardhezinjtë nuk arrijnë tre suksese radhazi përpara tifozërisë së tyre përballë bardhezinjve që nga periudha janar 2000-nëntor 2001 (edhe atëherë, një në Kupën e Italisë dhe dy në kampionat.

– Pas një serie prej 23 ndeshjesh me të paktën një gol të shënuar në shtëpinë e Lazios, duke llogaritur të gjitha kompeticionet, Juventusi ka agjëruar në sfidën e fundit në “Olimpiko”, humbje 1- 0 më 30 mars. Dy ndeshje pa gol për “Zonjën e Vjetër” në “Olimpiko” kundër Lazios nuk ndodhin që prej periudhës 2001-2004 (4 radhazi në atë rast, e fundit pikërisht në një finale të vajtjes së Kupës së Italisë, e përfunduar 2-0).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco