VIDEO/ Lot dhe nerva, reagimi i Dele Alli pasi u zëvendësua nga Mourinho

VIDEO/ Lot dhe nerva, reagimi i Dele Alli pasi u zëvendësua nga Mourinho

11:01, 20/02/2020

Tottenhami mbrëmjen e djeshme humbi nga Leipzig me rezultatin 0-1.

Londinezët nuk ishin në një mbrëmje të mirë dhe tashmë iu duhet një ndeshje e madhe në Gjermani për të kaluar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Harry Kane dhe Son mungonin për shkak dëmtimesh, kështu që e gjithë pesha ra mbi Dele Alli.

Anglezi nuk mundi të duronte presionin dhe nuk ka bërë një ndeshje të mirë.

Trajneri Jose Mourinho e zëvendësoi në minutën e 64-t, ndërsa Dele Alli me lot dhe në nerva shpërtheu në pankinë, siç mund ta shihni në videon e mëposhtme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco