Napoli në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, eliminon Lazion e Strakoshës

Napoli në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, eliminon Lazion e Strakoshës

22:54, 21/01/2020

Napoli është kualifikuar për në fazën tjetër të Kupës së Italisë.

Vendasit mposhtën me rezultatin 1-0 Lazion në çerekfinalen e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm kombëtar të futbollit në Itali.

Golin e vetëm të takimit e realizoi Lorenzo Insigne (2’) i cili depërtoi bukur në zonën kundërshtare dhe më pas mposhti portierin Thomas Strakoshën.

Ekipi i Inzaghi kishte mundësi të barazonte por Immobile rrëshqiti gjatë ekzekutimit të penalltisë në minutën e 10’.

Më pas të dyja ekipet luajtën me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të Elseid Hysajt (19’) dhe Lucas Leiva (25’).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco