Interi bën gati listën e kërkesave për janarin. Emrat e lojtarëve që do Conte

Interi bën gati listën e kërkesave për janarin. Emrat e lojtarëve që do Conte

12:13, 12/11/2019

Interi është gati që të ndërhyjë në merkaton e janarit dhe ka nisur që tani të krijojë një listë të gjatë lojtarësh.

Tekniku italian kërkon përforcime në çdo repart dhe Marota është gati të përgjigjet.

Humbja me Dortmundin, tregoi dobësitë e Interit dhe vërtetoi se Contes i duhen alternativa.

Deklaratat e tij pas ndeshjes ishin disi të rënda, por ishin me vend.

Siç raporton “Calciomercato.com”, Conte ka gati një listë të gjatë lojtarësh, teksa Marota do të mundohet të transferojë 2 ose 3 lojtarë.

Matic (Chelsea), Vidal (Barcelona), De Paul (Udineze), Dunkan (Sasuolo), Kuluveski (Atalanta), Tonali (Bresha), Gastovili (Fiorentina), Giroud (Chelsea), Kuame (Genoa), Petanja (Spal), Lazanja (Udineze), Darmian (Parma), Florenci (Roma), Kostic (Frakfurt), Emerson Palmieri (Chelsea) dhe Markos Alonso (Chelsea), janë emrat që Conte ka në listë.

Marota tashmë është i “detyruar” të mbyllë marrëveshje me 2 ose 3 lojtarë nga kjo listë e gjatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco