Haaland zbulon prapaskenën: Mund të luaja për Anglinë, por zgjodha Norvegjinë falë babait tim

Haaland zbulon prapaskenën: Mund të luaja për Anglinë, por zgjodha Norvegjinë falë babait tim

11:27, 11/07/2026

Erling Haaland mund të kishte veshur fanellën e Anglisë, por në vend të “Tre Luanëve” zgjodhi të përfaqësojë Norvegjinë. Një histori që sot merr një kuptim të veçantë, pasi sulmuesi norvegjez do të përballet pikërisht me Anglinë në çerekfinalet e Botërorit 2026.

Në një kohë kur shumë futbollistë ndryshojnë kombëtare si të ishin klube, Haaland kishte një mundësi shumë të natyrshme për të luajtur me Anglinë. Ai ka lindur në Leeds në vitin 2000, gjatë periudhës kur babai i tij, Alfie Haaland, luante në futbollin anglez.

Alfie Haaland ishte pjesë e Leeds United dhe më pas e Manchester City-t deri në vitin 2003, klub me të cilin sot shkëlqen edhe djali i tij. Megjithatë, Erling vendosi të ndjekë rrënjët norvegjeze dhe të luajë për kombëtaren e vendit të tij.

Në një intervistë të dhënë për “Goal” në vitin 2022, sulmuesi shpjegoi zgjedhjen e tij.

“Kam jetuar në Angli për tre vjet e gjysmë, ndoshta katër, të jetës sime. Por më pas u ktheva shpejt në Norvegji, ku qëndrova për shumë vite. Për këtë arsye, ishte diçka natyrale të zgjidhja kombëtaren norvegjeze. Nëse babai im do të kishte luajtur më gjatë në Angli, ndohsta sot do të isha anglez në çdo kuptim”, kishte deklaruar Haaland.

Sot, kjo zgjedhje ka një ndikim të madh në futbollin ndërkombëtar. Norvegjia do të kishte humbur ‘yllin’ e saj kryesor, ndërsa Anglia mund të kishte pasur një dyshe të jashtëzakonshme sulmi me Harry Kane dhe Erling Haaland.

Por historia mori një tjetër rrjedhë. Në vend të një bashkëpunimi të mundshëm me “Tre Luanët”, Haaland do të jetë përballë tyre në Miami, duke kërkuar me Norvegjinë një vend në gjysmëfinalet e Botërorit 2026.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco