Ish-kampioni i Botës i del në mbrojtje: Portugalia duhet të kishte luajtur për Ronaldon, por e bojkotuan

Ish-kampioni i Botës i del në mbrojtje: Portugalia duhet të kishte luajtur për Ronaldon, por e bojkotuan

10:53, 10/07/2026

Performanca e Portugalisë në Kupën e Botës 2026 vazhdon të shkaktojë polemika, dhe këtë herë, është Jouri Djorkaef ai që i ka dalë në mbrojtje Cristiano Ronaldos.

Ish-fituesi i Kupës së Botës me Francën ka kritikuar hapur trajtimin e ekipit kombëtar portugez ndaj kapitenit të tyre, duke argumentuar se ylli nuk u vu kurrë në kushtet ideale për të pasur ndikim.

“Nëse e sillni Cristiano Ronaldon, atëherë skuadra duhet të luajë për Cristiano Ronaldon. Dhe kjo nuk ndodhi fare”, tha Djorkaef.

“Kisha ndjesinë se ai u bojkotua madje nga skuadra e tij. Nuk iu shërbyen gjërat, nuk iu dhanë kushtet më të mira për të shprehur veten”.

Sipas ish-mesfushorit francez, Portugalia duhet të kishte marrë një vendim të qartë që nga fillimi i turneut.

“Ose vendosni të mos e thirrni, ose e sillni dhe ndërtoni ekipin në mënyrë që ai të mund të luajë në mënyrën më të mirë”, përfundoi Djorkaef.

Ky mendim ka të ngjarë të nxisë debatin mbi rolin e 41-vjeçarit në ekipin kombëtar portugez dhe përgjegjësitë e skuadrës dhe stafit të trajnerëve pas eliminimit të tyre nga Kupa e Botës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco